Rama e quajti shalqi me provë, PD: Kungullin si ty as nuk e gatuan dot, si hyre dole!

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, i cili tha se Lulzim Basha është shalqi me provë, pra i pangrënshëm sepse nuk është i ardhur nga hëna, por ka qenë në provë disa herë.

Salianji ka rreshtuar sipas tij disa fakte të qeverisjes së Edi Ramës për këto 7 vite dhe nuk ka mbajtur asnjë premti, ku kreu i qeverisë nuk është shalqi me prove, por është kungull, që si hyri doli.

“Shqiptarët s’kanë ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli. Faktet janë këto:

Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!

Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar. Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit. Shqiptarët duan ndryshim!”- shkruan Salianji.


Shtuar 29.09.2020 12:45