Ziqiri Mero, 100 vjeç, u ngjit sot në skenën e Pallatit të Kongreseve, si delegati më i moshuar i Kongresit, por u prezantua edhe si socialisti më i ri.
Kryeministri dhe kryetari i kësaj partie, Edi Rama i detyroi që të gjithë të ngriheshin në këmbë dhe të duartokisnin. Rama i befasuar, e prezantoi Meron si socialistin me të ri dhe zbuloi se ai ishte plot 100 vjeç.
Të lidhura
None found
Me bindje të majta dhe veteran lufte Ziqiri Mero mes socialistëve të tjerë u entuziazmua dhe uroi suksese për forcën politike që ai mbështet.
Por kush është Zeqir Mero, veterani 100-vjeçar që Rama e puthi në ballë?
Sipas disa dokumenteve të publikuara nga historiani Dashnor Kaloçi, por dhe shkrimeve që gjenden në arkivën e mediave, Mero rezulton të ketë qenë ushtarak i lartë gjatë kohës së regjimit komunist.
Në vitin 1945 Mero ka zbatuar një radiogram urgjent të firmosur nga Enver Hoxha, me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Ky readiogram aprovonte dënimin me vdekje të gjashtë personave, gjykuar nga një Këshill Gjyqësor Ushtarak i Divizionit të III-të, të Korparmatës se Dytë, të kryesuar nga Kryetari, Irakli Bozo (major) dhe prokuror, Ziqiri Mero, kapiten i parë.
Por emri i Meros del dhe në kujtimet e Ylli Polovinës i cili, në një shkrim të tij ndër të tjera shprehet: Kur prokurori Zeqiri Mero do të jepte pretencën tha papritur se i dhembte koka dhe se gjyqi duhej të shtyhej për të nesërmen në mëngjes. Kështu të akuzuarit i çuan në birucë dhe kur sapo u hap dita e re i lidhën sërish me pranga dhe me litar.
Historia e Meros nuk mbaron këtu pasi ai ka marrë një dekoratë nga Rusia në vitin 2015, me motivacionin se ka qenë i angazhuar në formacionet partizane, në zona të ndryshme të vendit, duke luftuar kundër pushtuesve fashistë.
Në nder të tij gjithashtu një rrugë në Korçë mban emrin e tij.
