Rama dështon në Rusi, ngatërron ministrat e sulmon sërish Bashën

Si rrallë herë më parë, Kryeministri Edi Rama ka dalë bllof, dhe kjo ka ndodhur në Rusi, gjatë vizitës së tij.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama dështoi si ministër i Jashtëm pasi nuk kishte asnjë dijeni mbi marrëveshjen e vitit 2004 mes Shqipërisë dhe Rusisë.

Rama u korigjua sy për sy nga Lavrov, që është një ndër diplomatët më me përvojë në arenën ndërkombëtare, i kujtoi se traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit i nënshkruar, nuk ishte ratifikuar nga pala shqiptare.

Por kryeministri Edi Rama zgjodhi si përgjigje të sulmonte sërish Bashën, dhe opozitën.

“Po ka pasur një marrëveshje të nënshkruar mes jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës sepse ka qenë Ministër i Jashtëm i asaj kohe por më duhet ti mbetem parimit që diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme natyrisht nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale. Kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do t’ju dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them”, tha Rama.

Rikujtojmë se në 2004 ka qenë Fatos Nano Kryeministër dhe Kastriot Islami Ministër i Jashtëm. Pas 2005 Kastriot Islami ishte një nga njerëzit më të afërt të Ramës, por kryeministri ishte duke menduar tjetër gjë.


Shtuar 26.02.2020 19:11