Rama del huq, hedh në gjyq Berishën e kërkon 23 mijë dollarë por humb dhe paguan shpenzimet

Kryeministri Rama, ka humbur një prej gjyqeve ku ka paditur ish kryeministrin Sali Berisha.

Gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë dhe kundërpadisë dhe i ka ngarkuar shpenzimet gjyqësore paditësit dhe kundërpaditësit respektivisht.

Denoncimi nga Berisha:

Në tetor të 2018, “një emigrant digital” siç e quante ish-kryeministri Sali Berisha, u kthye në “mollë sherri” me kryeministrin Edi Rama, i cili hodhi në gjyq parardhësin e tij.

Berisha publikoi në profilin e tij në Facebook mesazhin e një të riu, që thoshte se ka emigruar në Amerikë, i cili pretendonte se kryeministri Rama shkon e blen në Nju Jork 23 mijë dollarë këmisha në dyqanin e “Hugo Boss”.

Rama replikoi në atë kohë me paraardhësin, po përmes medieve sociale, duke njoftuar se do ta padisë për shpifje, shkruan Fax web.

Mësohet se kryeministri Edi Rama kërkonte nga paraardhësi i tij 23 mijë dollarë, por siç duket kryeministri e ka humbur gjyqin, dhe është i detyruar të paguajë shpënzimet gjyqësore.


Shtuar 5.03.2020 19:43