Akuza e rëndë: Urdhri për arrestimin e Çilit e ka dhënë Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Euroneës Albania” u shpreh se botuesi Henri Çili sipas tij është arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga deklarata e Berishës në Euroneës:

Absolutisht çdo strukturë që ngrihet në kundërshtim me Kushtetutën, dhe këto aq sa funksionojnë, gjithnjë e më keq do funksionojnë. Sepse rasti i fundit, afera Çili tregoi që një “Katicë”, është 1 milion mbrapa.

Këtu unë kam shkresën e prokurorit, dhe unë i besoj asaj që thotë prokurori. Ai thotë që është zhvilluar një takim i Çilir me një drejtues të lartë të Drejtëisë, kush janë këta, Dvorani, Metani, Sadushi dhe Llagami.

Që Henri Çili u arrestua me urdhër të Edi Ramës s’ka dyshim ajo punë. Sepse doli ministri dhe e përshëndeti, doli gjeneral hashashi. Pra ditën e parë e përshëndetën, nxorri si zëdhënës Ardi Veliun. Shërbimet inteligjente të policisë kanë bërë 56 relacione ndaj tij për trafik njerëzish dhe droge, shkruan Euroneës.

Kur Çili filloi ti kërcënojë dhe prokurori nxorri shkresën që ka qenë një drejtues i lartë i drejtësisë, këtu na ndryshoi se duhej t’i viheshin hekurat Dvoranit, Metanit dhe Sadushit. A e pe konferencën e Çilit? Ai dukej si një peng.


Shtuar 5.03.2020 19:46