Rama bën për ujë të ftohtë drejtoreshën: E ke zakon, bërtet pa lidhje! (VIDEO)

Ditën e sotme ka qenë sot për vizitë në spitalin rajonal të Vlorës, ku është shfaqur shumë i pakënaqur me drejtuesen Bruna Mersinin.

Këtë të fundit e ka kritikuar lidhur me sjelljen e ashpër që ka me punonjësit, ndërkohë që i tha se i kishte të gjitha të mirat me rikonstruksionin e spitalit.

“Ti e ke zakon, bërtet dhe pa lidhje”, tha Rama.

Pasi vizitojnë ambientet e tjera të spitalit, shërbimin e Urgjencës, kryeministrit vë re një karrocë, e cila ishte thyer, ndërkohë që Mersini, iu justifikua duke i thënë se do ta ndërronte.

Mersini: Do e ndërrojmë.

Rama: Po ndërroje pra. Ndërroje, mos e lër ashtu

“I vetmi gabim që kemi bërë është që s’keni lënë një ekspozitë se si ishte më parë procesi i sterilizimit, dhe si është tani, këto janë investime nga privati.

Po të kishte patur shteti mundësi, do e kishin bërë ata të mençur që na sulmojnë. Se beson dot njeri se si ka qenë, një skandal në mes të Europës.

Ishin pajisje të kohës së Kinës”, tha Rama, ndërsa vizitën e mbylli me një tjetër këshillë për drejtoreshën; “Të gjitha të mirat i ke, por sillesh keq me vartësit. Kritikoi por mos i bërtit. Motivoi.


Shtuar 31.01.2020 15:46