Zbulime të reja, si jetuan neandertalët e fundit

Në shumë pikëpamje, neandertalët e fundit që mbijetuan janë një mister. Por katër shpella në Gjibraltar kanë dhënë një panoramë të pashembullt se si mund të ketë qenë jeta e tyre.

Dyzetmijë vjet më parë në Evropë, ne nuk ishim të vetmit specie humane gjallë – kishte të paktën dhe tre të tjera.

Shumë prej nesh janë njohur me njërën prej tyre, neandertalët. Ata ishin jashtëzakonisht të ngjashëm me ne dhe jetuan në shumë qoshe të Evropës për më shumë 300 mijë vjet.

Në pjesën më të madhe, neandertalët ishin një grupim elastik. Ata ekzistuan për 200 mijë vjet më shumë sesa kemi rrojtur ne qeniet humane moderne (homo sapiens).

Provat e ekzistencës së tyre u zhdukën rreth 28 mijë vjet më parë duke na dhënë një dëshmi se kur mund të jenë shuar.

Dëshmitë fosile tregojnë që nga fundi, të paktët që mbetën ishin ngjitur për të mbijetuar në vende si Gjibraltari.

Zbulimet në këtë territor britanik, në majën jugore të gadishullit Iberik, po na ndihmojmë të kuptojmë më shumë se si jetuan nga fundi, neandertalët. Dhe zbulimet e reja treguan se ata ishin shumë më të ngjashëm me ne sesa patëm besuar.

Me këtë zbulim, Gjibraltari mori statusin e trashëgimisë botërore nga UNESCO. Me interes të veçantë janë katër shpella. Tre prej tyre janë të zorshme për t’u eksploruar. Por njëra prej tyre, shpella e Gorhamit, është një vend ku gërmohet çdo vit.

“Ajo nuk ishte thjesht mbijetesë”, tha drejtori I muzeut të arkeologjisë së Gjibraltarit, Clive Finlayson për banorët e hershëm.

“Ishtë në njëfarë mënyre, qyteti Neandertal”. “Ky ishte vendi me përqendrimin më të lartë të neandertalëve në Evropë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për dhjetëra njerëz apo disa familje, pasi provat gjenetike tregojnë se neandertalët jetonin në popullime shumë të vogla”.

Vendosja e tyre në Gjibraltar u përforcua së pari në 1848, me zbulimin e së parës kafkë të një neandertali.

Që nga ajo kohë janë gjetur eshtra të shtatë neandertalëve të tjerë si dhe objekte të shumta që ata përdornin në jetën e tyre të përditshme, si vegla, eshtra dhe skelete kafshësh.

Ne mund të datojmë çdo zbulim bazuar në vendin ku u gjet. Brenda shpellës Gorham ka shumë metra shtresa sedimentesh. Çdo shtresë tregon një moment të ndryshëm të periudhave gjeologjike.

Neandertalët mund të jenë ngulur në rajon 24 mijë deri 33 mijë vjet më parë, sipas të dhënave të njërës prej shtresave në shpellën e Gorhamit. Dhe kjo e emërton këtë zonë si një nga vendet e fundit të njohura ku jetuan neandertalët.

Ata mund të jenë përhapur dhe në zonat bregdetare përreth, por ujërat që janë ngritur në mënyrë të konsiderueshme në 30 mijë vitete e fundit nënkuptojnë që çdo provë tjetër fosile është zhytur nën ujë prej kohësh.

“Ne jemi me fat që në Gjibraltat, për shkak të shkëmbinjve të pjerrët, provat kanë mbetur në shpella,” tha Clive.

Clive së bashku me gruan e tij Geraldinë dhe djalin Stjuart kanë bërë gërmime në këto shpella me vite. Të tre janë shkencëtarë.

Si pjesa tjetër e specieve, neandertalët që jetuan këtu ishin larg nga ajo që ne patëm pikturuar dikur – një grup brutal njerëzish primitivë që vetëm grindeshin për të komunikuar dhe dhunonin. Në fakt, ata ishin më shumë si ne sot.

Mbetjet nga shpella Gorham afrojnë më shumë informacion. Doli se ata shfrytëzonin ushqim deti dhe gjitarë deti. Kjo është një provë e re befasuese publikuar në janar 2020 që tregon se ata dhe mund të notonin.

Madje ata dhe gjuanin delfinë, thotë Clive Finlayson. Se si e bënin këtë, mbetet e paqartë, por dinim se kishin gjuajtur mamuthë leshatorë, rinocerontë leshatorë, drerë.

Po ashtu, eshtrat e më shumë se 150 specieve të ndryshme të shpendëve që janë zbuluar në këtë shpellë, me dhëmbë dhe të prera, treguan se neandertalën i hanin ato.

Madje ka prova që ata kapnin dhe zogj grabitqarë, si shqiponja të arta. Por ata nuk i hanin të gjithë zogjtë që gjuanin, veçanërisht jo zogjtë si hutat, që janë plot acide. Ata kanë preferuar zogj me pupla të zeza dhe madje mund t’i kenë përdorur pendët e tyre për t’u stolisur.

Ata madje mund të kenë bërë dhe art. Një zbulim befasues i vitit 2014 është gjetur në një mur të shpellës së Gorhamit që është quajtur “Hash tag neandertali”. Kjo është dëshmia e parë e artit neandertal,” tha Geraldinë.


Shtuar 31.01.2020 15:45