“Më në fund”, u deshën 10 vjet që Besi t’ja plotësonte këtë dëshirë Xhensilës (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh çifti shumë i dashur nga publiku, Xhensila dhe Besi ndodhen me pushime në Izrael. Nga atje kanë postuar plot foto e video duke na treguar edhe vendet të cilat kanë vizituar.

Sot Xhensila ka postuar një foto duke pozuar prapa një dere dhe Besi tregon se foton ia ka bërë ai dhe madje e ka qarë.

“Herë herë e qaj foton”, shkruan Besi.

“Më në fund pas 10 vitesh”, ia kthen Xhensila duke qeshur.


Shtuar 31.01.2020 15:51