Qytetarët e pabindur që mbushën parkun e liqenit pushojnë nga puna shefin e policisë

Është shkarkuar nga detyra shefi i komisariatit nr.1 që prek zonën e liqenit, Oltion Agolli.

Shkak për pushimin e tij janë bërë lëvizjet e shumta në këtë zonë, pavarësisht se është e ndaluar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Gjithashtu është lëshuar dhe një vërejtje për shefin e komisariatit nr.2 që mbulon një pjesë të parkut të liqent.


Shtuar 14.05.2020 21:14