Nesë keni menduar se asgjë smund të ju habisë në politikën shqiptare, sot do ndryshoni mendim.
Pandeli Majko, i njohur si kritik i ashpër i Ramës dhe idesë së tij dhe kryebashkiakut Veliaj për shembjen e teatrit, ka thyer cdo parashikim me arsyen se pse nuk reagoi kur teatri u shemb.
Të lidhura
None found
Majko shprehet në një intervistë për AbcNeës, se në atë kohë ka bërë një opēracìon në gojë dhe prandaj nuk foli dot.
“Duke mos vajtur tek dentisit qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirūrgjìkale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas…”
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Si i keni marrëdheniet me Veliajn?
Majko: Pse keni marë vesh ndonjë gjë?
Gazetari: S’e di po ju pyes?
Majko: Aman o ç’a janë këto pyetje?
Gazetari: Mirë? Normale?
Majko: I kam pak më të mira se me Edi Ramën.
Gazetari: Po kur i keni kaq të mira, pse nuk i thatë “o Erion çfarë po bën me Teatrin?
Majko: Aha, çfarë do? Do variantin eee…
Gazetari: Variantin e vërtëtë se nuk jeni politikan mashtrues….
Majko: E vërteta ime është e deklaruar, dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë.
Gazetari: A ka pasur ndërveprim me kryetarin e bashkisë?
Majko: Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin… duke mos vajtur tek dentisit qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirūrgjìkale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas…
