Pse është kaq e rëndësishme vaksina kundër gripit këtë vit?

Vaksina kundër gripit këtë vit është shumë e rëndësishme, sepse ndihmon në dallimin e infeksionit Covid-19 nga infeksioni i gripit, thanë ekspertët e “Organizatës Botërore të Shëndetit” (OBSH), gjatë një konference lajmesh në Gjenevë të martën, raporton “CNN”.

Duket se qarkullimi i gripit në hemisferën Jugore, që përfshin Australinë, Zelandën e Re, Argjentinën, Kilin, Afrikën e Jugut dhe Zimbabve, është i ulët.

Sidoqoftë, në hemisferën veriore, ku përfshihet Amerika e Veriut, Evropa dhe pjesa më e madhe e Azisë, duhet të bëhet shumë kujdes.

Maria Van Kerkhove, udhëheqësja teknike e OBSH-së për Covid-19, shpjegoi se “Sistemi Global i Mbikëqyrjes dhe Reagimit të Gripit” po përdoret si për gripin ashtu edhe për Covid-19.

Ky sistem mbledh mostra nga e gjithë bota nga njerëz që kanë sëmundje të frymëmarrjes të ngjashme me gripin ose edhe më të rënda,që të testohen për viruse.

Vaksina e gripit ul ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër. Kjo për shkak të disa arsyeve, tha Van Kerkhove.

Në Hemisferën Jugore ku është sezoni i gripit, shumë nga masat e shëndetit publik të vendosura për t’u mbrojtur kundër Covid-19 mund të luanin një rol në uljen e qarkullimit të gripit.

“Unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm në vlerësimin e asaj që mund të ndodhë në hemisferën Veriore për disa arsye,”- tha Van Kerkhove.

Së pari dhe më e rëndësishmja, tha ajo, sistemet e vendosura në të gjithë globin duhet të vazhdojnë testimet si për Covid-19, ashtu edhe për gripin.

Është gjithashtu e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen për gripin në momentin që vaksina bëhet e disponueshme.

Për shkak se mund të jetë e vështirë të bëhet menjëherë dallimi midis një infeksioni Covid-19 ose një infeksioni nga gripi, do të nevojiten testime”.

Gripi është një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara çdo vit.


Shtuar 19.08.2020 14:00