Turpërimi i Barcelonës nga Bayern, Kroos zbulon reagimin e futbollistëve të Realit në WhatsApp

Futbollistët e Real Madridit janë gëzuar për humbjen e thellë të Barcelonës nga Bayern Munich (2:8) në Ligën e Kampionëve.

Toni Kroos ka analizuar humbjen e Barcelonës nga Bayern Munich me rezultat të thellë 2-8.

Mesfushori i Real Madridit ka zbuluar reagimin në një grup në WhatsApp me bashkëlojtarët nga Santiago Bernabeu, raportojnë mediat spanjolle.

“Ju mund ta imagjinoni se nuk kishte dhimbje”, tha reprezentuesi gjerman.

“Kishte festa të rastësishme”, shtoi ai.

Kroos pranoi se nuk e kishte ndjekur direkt duelin pas eliminimit të mëhershëm të Real Madridit nga Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, ai përkujtoi humbjen e Barcelonës nga Roma dy vite më parë duke thënë se futbollistët po kërcenin nga gëzimi.

“Njerëzit po vraponin dhe kërcenin afër dhomës time duke brohoritur. Secili e jeton në mënyrën e tij”, theksoi Kroos.


Shtuar 19.08.2020 13:53