Probleme me shëndetin? Ky është numri përveç 127-tës që ju vjen në ndihmë

Ka shkuar në 70 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë, prej të cilëve dy kanë humbur jetën.

Edhe ditën e sotme, nuk mungoi thirrja e ministrisë për të mos shkuar menjëherë në spital!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19.

Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!
Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë./albeu.com


Shtuar 20.03.2020 11:48