“Skandaloze! Më mungon vajza”, Robert Berisha i irrituar nga izolimi në konvikt (VIDEO)

Robert Berisha është vendosur në Karantinë nga autoritetet e Kosovës pas rikthimit të tij nga Amerika. Në një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”,nga Qendra e Studentëve në Prishtinë, Roberti u shpreh i pakënaqur për kushtet skandaloze dhe tha se i mungon vajza, Renee.

“Jemi vendosur në dhomat e studentëve në Prishtinë.Kishim një koncert në Amerikë dhe kur u kthyem na izoluan në konviktet në Prishtinë. Jemi në dhomat e studentëve ku flenë studentët.

Nuk kemi me çfarë merremi, ndoshta nesër do na sjellin ndonjë tastierë për të kaluar kohën.Vajzën nuk e kam takuar, direkt nga aeroporti më kanë sjellë këtu. Vajzën doja ta takoja.

Kushtet nuk janë të mira. Nuk është e drejtë t’u futemi në dhomë studentëve të cilët kanë rrobat ende këtu. Dua t’ju jap një mesazh atyre që po na ndjekin, kanë fat që janë pranë familjarëve të tyre dhe shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë”, tha Roberti.

Nga karantina, Roberti ka postuar edhe një video ku tregon se kushtet aty lënë shumë për të dëshiruar.


Shtuar 20.03.2020 11:48