Shkon në 70 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, ku janë rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka shkuar në 70 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Pesë rastet e reja janë në Tiranë dhe një në Fier, gruaja 85 vjeçare që u raportua edhe më parë nga albeu.com.

Dy ditë më parë, u shënua dhe viktima e dytë në vend ku bëhet fjalë për një 66 vjeçar nga Lushnja i cili vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese, teksa viktima e parë ishte një 73 vjeçare nga Durrësi, e cila ishte kthyer nga Italia.

Tiranë 50 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Elbasan 2 raste
Fier 7 raste
Rrogozhinë 2 raste
Kavajë 2 raste


Shtuar 20.03.2020 11:34