Probleme me Ramën? Majko tregon politikanin e “preferuar’ në PS

Ministri për Diasporën dhe deputeti Pandeli Majk ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të cilën heshti dhe këtë e justifikoi duke thënë se ka bërë operacion në gojë gjatë kohëve të fundit.

Në intervistën e tij për ABC News, u shpreh se kjo cështje ka kaluar dhe nuk ka vlerë të diskutohet, ndonëse tha se raportet me Veliajn i ka më të mira se me Ramën.

Pjesë nga biseda

Pyetje: Si i keni marrëdheniet me Veliajn?;

Majko: Pse keni marë vesh ndonjë gjë?;

Pyetje: S’e di po ju pyes?;

Majko: Aman o ç’a janë këto pyetje.;

Pyetje: Mirë? Normale?;

Majko: I kam pak më të mira se me Edi Ramën;

Pyetje: Po ku i keni kaq të mira, pse nuk i thatë “o Erion çfarë po bën me Teatrin?;

Majko: Aha, çfarë do? Do variantin eee…;

Pyetje: Variantin e vërtëtë se nuk jeni politikan mashtrues….;

Majko: E vërteta ime është e deklaruar, dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë;

Pyetje: A ka pasur ndërveprim me kryetarin e bashkisë?;

Majko: Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin, thashë se duke mos vajtur tek dentisti qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas.


Shtuar 23.06.2020 18:50