Policia reagon për mësuesin turk: Zbatuam ligjin pas përfundimit të dënimit

Një mësues turk, mbështetës i lëvizjes gyleniste është deportuar ditën e djeshme kundër dëshirës së tij.

Për këtë nuk ka reaguar akoma Ministri i Brendshëm dhe as Kryeministri Rama.

Ndërkohë Burime nga policia deklaruan se 42-vjeçari Harun Çelik është deportuar në Turqi pas vuajtjes së dënimit në Shqipëri për veprën penale përdorim i dokumenteve të falsifikuara.

Para 6 muajsh ai ka tentuar të kalojë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit me dokumente kanadeze. “Për këtë veprim ai është dënuar me 5 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit ligji shqiptar parashikon që shtetasit e huaj të deportohen në vendin e tyre”, thanë burime nga policia për gazetaren Bezat, raporton bw.

Kjo ka ndodhur edhe me shtetasin turkun, i cili sipas policisë shqiptare “nuk ka kërkuar azil” dhe është dëbuar nga policia e emigracionit. Ndërkohë që avokati i tij ka pretenduar se nuk kishte kohë të kërkonte azil.


Shtuar 2.01.2020 13:50