Policia me “dorë të hekurt”, arrestohen 10 persona në Tiranë

Polcia e Tiranës puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

10 shtetas në pranga, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Petro Marko”, gjatë kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë;

– D. A., 31 vjeç dhe E. V., 37 vjeç, sepse në rrugën “Petro Marko”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitje të lëndëve narkotike (heroinë). Nga kontrolli fizik dhe në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike të llojit heroinë dhe 1 kokërr e gjysmë metadon.

Nga specialistët për Hetimin e krimit të Komisariatit Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 44 vjeç, sepse në rrugën “Aleksander Moisiu”, ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit J. C., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 20 vjeç dhe Sh. J., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

– K. Gj., 53 vjeç, pasi në rrugën “Berisha” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.

– E. C., 53 vjeç, pasi tek “Bulevardi i Ri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.15 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.05.2020 12:01