Polici i doganës i merr para serbit: Ke vulë? Ke dokumente? Jo!

Emisioni “Stop” sjell një denoncim ku tregon se si një polic i doganës së Tiranës, i merr 5 euro një shtetasi serb, duke i kërkuar “kafe” për shërbimin, për të cilin paguhet.

Pamjet janë filmuar nga një tjetër qytetar, që ishte në doganë për punë dhe që ka parë e dokumentuar gjithë situatën.

Shtetasi i huaj: Sa është tarifa?

Doganieri: Sa të duash.

Shtetasi i huaj: Ju sikur nuk merrni para.

Doganieri: Ke vulë? Jo! Ke dokumente? Jo!

Shtetasi shqiptar: A po m’i kalon edhe mua pra?

Ndërkohë në tavolinën e punonjësit të doganës shihet edhe një 200 lekësh.


Shtuar 6.05.2020 19:25