Po shkonte jashtë me 12 mijë euro në çantë, 20 vjeçarja tregon arsyen e çuditshme

Një 20-vjeçare nga Tirana po procedohet penalisht pasi u kap nëë aeroportin e Rinasit me 12.450 euro të padeklaruara.

Ajo deklaroi se paratë i duheshin për të bërë pazar jashtë vendit.

E reja, e identifikuar me inicialet I.K., shoqërohej nga një mikeshë. Edhe ajo kishte rreth 9 mijë euro me vete, por sipas ligjit nr.9917, paratë me vlerë nën 10 mijë euro nuk është e nevojshme për t’i deklaruar.

20-vjeçarja u kap nga policia kufitare gjatë kontrollit, ku iu zbuluan iu zbuluan 12450 euro në çantë, të cilat nuk ishin deklaruar në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.


Shtuar 17.02.2020 15:38