Plagosi me armë zjarri 30 vjeçarin në Tiranë, identifikohet autori

Mbrëmjen e sotme një plagosje me armë zjarri shqetësoi banorët e Tiranës.

Një 30 vjeçar u qëllua në këmbë për një konflikt të çastit nga shtetasi me iniciale K.C.

Ai është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.


Shtuar 11.09.2020 20:14