Piu birra me shokët para se të binte në pritë, pse po hetohet vëllai i Klevis Kapllanit

Mëngjesin e djeshëm, 15 shtator 33-vjeçari Klevis (Bledar) Kapllani do të gjendej i vrarë brenda makinës së tij, shumë pranë shtëpisë.

Mësohet se autorët ishin fshehur në një objekt të braktisur dhe pas ndalimit të mjetit nga Kapllani për shkak të një pengese në rrugë, ata kanë dalë dhe qëlluar për vdekje.

Atë natë, Kapllani është ndarë me disa shokë dhe të njohur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 14 Shtatorit ku ka konsumuar me ta birra, por që pas kësaj u përball me pritën që i mori jetën.

Mësohet se kushëriri i tij që u shoqërua një ditë më parë si i dyshuar apo person që mund të kishte informacion mbi ngjarjen, është lënë i liri. Ky i fundit i identifikuar me inicialet F. Th, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit.

Ndërkohë, pista e hetimeve kryesore është larja e hesapeve apo prishja për pazare droge. Në hetim, është edhe vëllai i tij pasi është i njohur me precedent penal për narkotikët i quajtur Arjan Kapllani.


Shtuar 16.09.2020 11:07