Makinat bëhen copë, 4 vajza përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, ku si pasojë janë aksidentuar katër persona.

Mësohet se mjeti me drejtues P.P., është përplasur me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.07.2020 06:11