Pedagogu i Mjeksisë që merrte 150 € për provim është kunati i anëtares së KPK

Pedagogu i Universitetit të Mjeksisë, Besnik Faskaj, që u denocnua se merrte para për provimet është pezulluar nga puna.

Dy netë më parë ai u shfaq në një video të emisionit “Stop”, ku i merrte një studenteje 150 Euro dhe i premtonte se do i ndyshonte notën e provimit, nga 4 në 8.

Por kush është pedagogu Faskaj?

Mësohet se ai është kunati i Alma Faskaj, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që heton prokurorët dhe gjyqtarët.

Po sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore, për të nisur hetimet për rastin në fjalë.

Sipas emisionit në sistem studentes i ishte hedhur nota 4, por pas marrjes së parave, profesori Faskaj ndërhyri dhe e ndryshon duke e çuar në 8. “Stop” ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut.

Provimi është bërë më 6 Shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë më 6 Nëntor në sistem ishte vendosur nota 4. Por menjëherë pas dhënies së parave, më 14 Nëntor, në sistem nota ndryshoi dhe u bë 8.


Shtuar 9.01.2020 18:47