PD e Durrësit voton kandidatët për deputetë, Xhaferaj: Hera e parë që baza zgjedh në mënyrë demokratike emrat

PD e qarkut të Durrësit votoi sot për kandidatët e propozuar nga anëtarësia për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Në listë ishin 45 emra të cilët kandidojnë katër degë për 14 mandate deputetësh në rang qarku.

Kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj u shpreh se kjo është hera e parë që baza i imponohet krerëve të partisë për kandidaturat për deputetë duke e bërë kështu këtë lloj përzgjedhjeje një organizëm demokratik.

“Wshtë një mekjanizëm i ri demokratik që aplikohet për herë të parë në politikën shqiptare, të cilin po e bën PD pas konsultimit me partitë simotra europiane.

Wshtë hera e parë që lëvizja vjen nga poshtë-lartë. Është baza që i imponohet lidershipit të qendrës për kandidaturat që nuk janë të pëlqyra. Ka shumë pjesëmarrje dhe po përpiqemi të jemi në ballë të reagimit qytetar për të bërë ndryshimin që e presin të gjithë”, tha Xhaferaj.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi theksoi se ka një pjesëmarrje të madhe të anëtarëve të partisë për të dhënë pëlqimin apo mos pëlqimin e tyre për kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit.

Bardhi theksoi se lista e Durrësit është e denjë dhe do të jetë ekipi më i mirë për të përfaqësuar këtë qark në Parlament.


Shtuar 3.10.2020 14:27