Mbollën kanabis në kopsht por pema i kaloi muret, bien në pranga burrë e grua

Policia ka vënë në pranga një cift në Spanjë pasi kishin kultivuar kanabis në kopshtin e tyre.

Oficerët e policisë arritën të gjenin lëndën narkotike e cila ishte rritur 5 metra.

Ata kishin shkuar me një mandat arresti në apartament në Molina de Segura pranë Murcia,sepse ishin njoftuar nga fqinjët prej erës së fortë që lëshonte bima gjigande.

Rrjedhimisht oficerët u detyruan ta presin pemën që ishte e gjerë po aq sa e lartë,dhe e morën me vete pjesë pjesë.

Çifti kishin tentuar të fshihnin pemën e tyre të kanabisit me një shtresë plastike dhe kjo e kishte transformuar kopshtin e tyre në një serë të improvizuar.

Më shumë se 20 boçe marijuane vareshin nga degët e saj, gati për t’u vjelur.

Një prej oficerëve tha:

“Ne e matëm pemën para se ta prisnim dhe ajo që më shumë se 5 metra e lartë si dhe e gjerë. Era që ajo lëshonte ishte sigurisht një sinjal i mirë për oficerët, por ata gjithsesi u shokuan kur pane sa e madhe ishte rritur. Më shumë se një bimë ajo ishte një pemë marijuane”. /albeu.com/


Shtuar 3.10.2020 14:30