PD e denoncoi, reagon kreu i Bashkisë Mallakastër

Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar dhe kërkuar prej Prokurorisë të hetojë kreun e bashkisë Mallakastër, pasi sipas PD Qerim Ismailaj fsheh një të shkuar kriminale.

Menjëherë pas këtij denoncimi ka reaguar vetë kryebashkiaku i cili ka thënë se nuk ka asgjë për të fshehur nga e shkuara e tij.

“Jam i hapur për cdo lloj verifikimi të mundshëm, unë kam deklaruar formularin, në atë kohë kam punuar mësues, nuk kam qenë i ndaluar nga policia greke”- tha thënë ai.

Pyetur për vizitën e tij të fundit në Greqi pak kohë më parë ai ka thënë: Kam motrën në Greqi, ka pasur problemet e veta familjare, ky është shkaku që kam qenë. Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk kam qenë në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një detyrë zyrtare.


Shtuar 8.01.2020 10:50