Pamje skandaloze nga Kakavija! E moshuara në agoni shtrihet në tokë, askush nuk e prek (VIDEO)

Sot dita e tretë që qindra shqiptarë qëndrojnë pa ngrënë e pa pirë në Kakavijë për shkak të rregullave të reja të vendosura nga shteti fqinj.

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa pamje tepër të trishta të një gruaje të moshuar.

Ajo zvarritet në tokë në gjendje agonie, ndërsa duket qartë se shëndeti i saj është i rënduar.

Nga zëri kuptohet se është greke, ndërsa personat e tjerë që e rrethojnë nuk tentojnë ti japin ndihmën e parë që të ngrihet nga toka.

“Njerez te semure te braktisur ne Kakavi, duke dhene shpirt ne ane te rruges pa asnje ndihme mjeksore.

Kjo ndodh vetem ne narkoshtetin e Edvin Droges dhe gjeneral Hashashit qe fajson qytetaret. Sb”, shkruan ish-kryeministri. /albeu.com/


Shtuar 14.08.2020 18:37