Artan Hoxha: Nëse ju ka vjedhur vjet OSHEE, ju siguron se do t’ju vjedhë po aq këtë vit!

“Në rast se matësi është i paaksesueshëm, atëherë do të merret për bazë sesa ka harxhuar në të njëjtin muaj të vitit paraardhës…”

Pas deklaratës së OSHEE në lidhje me faturimin e energjisë gjatë muajve të pandemisë, ku deklaron se qytetarët do të faturohen aq sa kanë konsumuar 1 vit më parë në të njëjtët muaj, ka reaguar ashpër gazetari Artan Hoxha.

Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha shkruan se nuk e di nëse ky lajm është i mirë apo i keq pasi, nëse na kanë vjedhur 1 vit më parë do të na vjedhë po aq edhe këto muaj.

“Tani, ky është lajm i mirë, apo lajm i keq??!! Pra, nëse të kanë vjedhur në mars të 2019-ës, të garantojnë se po aq do të vjedhin edhe në mars të 2020-ës”- shkruan ndër të tjera Artan Hoxha në Facebook.

Statusi i plotë i Hoxhës:

Administratori i OSHEE:”S’mund të rrezikojmë jetën e punonjësve.
Kur nuk lexohet matësi, do paguhet sa i njëjti muaj i vitit paraardhës.

Po diskutojmë si do bëhet faturimi për prillin”…. Tani, ky eshte lajm i mire, apo lajm i keq??!! Pra, nese te kane vjedhur ne mars te 2019-es, te garantojne se po aq do te vjedhin edhe ne mars te 2020-es.

Bereqavers, do thoshte plaku Mere te “Njeriu me top”.
Bereqavers xhanem, se mund te na vidhnit edhe me shume. Askush nuk ju pengon, vetë e keni ne dorë.

Ndersa per prillin, …po mendohen!!!! Mendohuni, o derman. Por, aman mos u mendoni gjate, se helbete kohe qameti eshte dhe nuk i perballojme dot keto surprizat, qe nuk i ka perfshire Ben Ahmetaj, tek “paketa 1”, “paketa 2”, “paketa 3”, etj…

Deklarata e OSHEE:

Në rast se matësi është i paaksesueshëm, atëherë do të merret për bazë sesa ka harxhuar në të njëjtin muaj të vitit paraardhës.

Përshembull nëse do paguajë për marsin dhe nuk shihet matësi, atëherë do të paguajë aq sa ka harxhuar në mars 2019.

Për familjarët është marrë vlera e plotë e marsit 2019, ndërsa për bizneset, merret marsi i 2019, ndërsa zbriten 14 ditë, duke qenë se për kaq kohë nuk ka pasur punë.

Në muajin mars, ka qenë e pamundur të lexohen të gjithë matësat.

Nga 1.2 milionë matësa që lexon kompania, janë lexuar 800 mijë. Pra, 400 mijë nuk janë lexuar dhe do të jetë kjo formulë.

S’mund të rrezikojmë dot jetën e punonjësve, prandaj veprohet kështu. Konsumi i energjisë eleektrike është rritur me 5 përqind. Faturimi për prillin po diskutohet. /albeu.com/


Shtuar 16.04.2020 16:54