Doli për herë të dytë negativ ndaj Covid-19, Zaev ka dhe një apel për popullin

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Zoran Zaev përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se ka dalë negativ për herë të dytë në testin për Kovid-19.

Ai shkruan se sipas protokolleve shëndetësore, duke bërë edhe testin e dytë për koronavirus, i cili gjithashtu si testi i parë ka dalë negativ.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë këto ditë dhe njëkohësisht mbështet dhe i uron shërim të shpejtë kryetarit të Komunës së Kumanovës

Dimitrievski dhe të gjithë qytetarëve që janë të prekur nga koronavirusi.

Ai ka apeluar edhe një herë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë të respektojnë rregullat.


Shtuar 16.04.2020 16:58