Një muaj në burg pa asnjë faj, i riu i arrestuar për atentatin e bujshëm sot merr lirinë

Dhe pse u arrestua me bujë për atentatin me dy viktima në Lac, ku u vranë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Marku, i riu Kreshnik Tusha duket se është drejt lirisë.

21 vjeçari Kreshnik Tusha i tha pòlicisë asokohe se e qëlluan kur doli në rrugë, por versioni i tij nuk u besua, dhe ngjarja u lidh për shkak të distancës kohore me átentatin ndaj dy biznesmenëve.

Me kapjen e Eduart Lamajt vërtetohet sipas prokurorisë edhe pretendimi i Kreshnik Tushës.

Shenjat e gjákut, të personit të plágosur gjatë përplasjes me ármë i përkasin Lamajt sipas prokurorisë. Po ashtu në pamjet e sigurisë që janë bërë publike nga mediat, Tusha nuk identifikohet që të ketë qenë pjesëmarrës në ngjarje.

Tusha ka dalë në hyrje të shtëpisë së tij në momentin që ka dëgjuar krismat e ármëve për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi e kishte banesën shumë pranë hotelit ku u ekzekutuan biznesmenët.

Në këtë moment, autorët e átentatit kanë menduar se një person tjetër u kishte dalë në pritë duke qëlluar në drejtim të tij dhe e lanë të plágosur. Ai pritet të lirohet sot nga të gjitha akuzat.


Shtuar 24.06.2020 06:11