Konfirmohen 10 raste të reja me COVID-19, virusi prek Gjykatën e Apelit

Mëngjesin e sotme në Shkodër janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19.

Mësohet se 3 nga të infektuarit janë punonjëse në Gjykatën e Apelit në këtë qytet.

Rikujtojmë se 4 ditë më parë në Shkodër është infektuar me koronavirus një nga punonjëset, që duket se tashmë infeksionin e Covid 19 e ka kaluar dhe te koleget e saj.

Ndërkohë rastet e tjera deri më tani dyshohet se janë familjarë dhe kontakte të rasteve të mëparshme. /albeu.com/


Shtuar 24.06.2020 06:16