Një ditë pas takimit me Ramën, Yuri Kim shkon në Presidencë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon sot një takim me presidentin Ilir Meta.

Takimi po mbahet në ambientet e Presidencës, por ende nuk ka detaje nga qëllimi apo çfarë po bisedohet mes tyre.

Ky takim vjen pikërisht një ditë pasi takoi kryeministrin Edi Rama.

Rritja e tensioneve mes palëve politike mbi marrëveshjen e 5 qershorit të Reformës Zgjedhore dhe ndryshimet e pritshme të Kushtetutës nga Kuvendi ka detyruar ambasadoren amerikane të takojë sërish palët në përpjekje për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit.


Shtuar 22.07.2020 09:17