Nipi i viktimës në Skrapar rrëfen tmerrin: Autori i kishte prerë fytin dhe nxjerrë zemrën

Një ngjarje e rëndë me pasojë vrasjen, “tronditi” Poliçanin pasditen e sotme.

Një 37-vjeçar dyshoet se qëlloi për vdekje me thikë një 77 vjeçar.

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar 37 vjeçarin Hamza Çela të kryejë vrasjen e të afërmit të tij, Ramadan Çela por sipas raportimit të policisë thuhet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.

Por në fakt sipas një dëshmie për ABC News, krimi ka qenë makabër, të paktën nga rrëfimi i nipit të viktimës duket se autori nuk është mjaftuar me një goditje por ka shkuar më tej duke i prerë fytin 77 vjeçarit, kraharorin madje edhe ti nxjerrë zemrën nga vendi, shkruan abcnews.al.

Sipas rrëfimit të nipit Ylli Zyka, viktima ka patur edhe kyçet e këmbëve e të duarve të prera me thikë.

“Rri tek pallati jonë, shtëpitë që ka në Jaupas, atje ku jetonte nuk i ka të prishura dhe kishte një bace të vogël, brenda shtëpisë. Se si ka ndodhur nuk e di, ne dimë vetëm që kur kemi vajtur e kemi gjetur dajën të therur.

Ishte therur kokë, ishte dalë zemra përjashta, ishin prerë kyçet e këmbëve, kyçet e duarve dhe ishte gjakosur. Më mori në telefon çuni i dajës e më tha hajde se na kanë vrarë dajën. Kur vemi aty ishin makinat e policisë, dhe kishin kapur personin. Personi nuk donte të dorëzohej por e kishte marrë e motra në telefon, se e ka me qarkullimin në polici.

Pasi e kishte bindur e motra, e kishte kapur policia dhe i kishte vënë prangat, në kohën që ne zbritëm aty te stacioni, policia e kishte kapur dhe po vinte poshtë, në atë moment e motra u fut në mes të policave dhe puth të vëllanë kriminel.

Në këtë kohë i thashë bravo të qoftë, se ke bërë nder të madh dhe i takon që ta puthësh por do e flasim më vonë këtë punë. Morëm dajën dhe e kemi sjellë këtu në Berat ti bëjmë shërbimet që i takojnë. Unë jam Ylli Hekuran Zyka dhe e kam dajo viktimën”, thotë në rrëfimin rrëqethës nipi i të moshuarit që tashmë ndodhet në morgun e spitalit të Beratit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Autori 37 vjeçari Hamza Çela ndodhet tashmë në duart e policisë.

Ai nuk ka dashur të dorëzohet dhe sipas rrëfimit të Ylli Zykës, ai është bindur nga motra e tij, e cila punon me Qarkullimin Rrugor në Policinë e Beratit.

I veshur me kostum sportiv dhe me pranga në duar, Hamza Çela shihet duke u shoqëruar nga policia në videon e mëposhtme./abcnews/


Shtuar 11.05.2020 21:26