Një i ri ka humbur jetën në rrethana të pazakonta në Përrenjas. Mësohet se 24- vjeçari M.Allhidri ka humbur jetën sapo ka hyrë në një bar-kafe në qytetin e Përrenjasit mbrëmjen e kaluar.
Dëshmitarët thanë se i riu kur ka hyrë në lokal ka porositur kafe por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme.
Të lidhura
None found
Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Përrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor 24-vjeçari nga Njësia Administrative Rrajcë ka humbur jetën.
Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak, ndoshta i favorizuar edhe nga temperaturat mjaft të ulëta./bw
