Mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, e ka hedhur poshtë zyrtarisht një ofertë tërheqëse për transferim nga Milani, raportoi Diario AS.
Të lidhura
None found
Futbollisti 22-vjeçar, i formuar në akademinë La Masia, ka përjetuar një edicion të ndërlikuar nën urdhrat e Hansi Flick, pasi nuk ka qenë pjesë e zgjedhjeve kryesore në mesfushë.
Në një fazë të mëhershme, agjenti i njohur Jorge Mendes ua kishte propozuar lojtarin drejtuesve të Milanit, të cilët deri atëherë shiheshin si kandidatë kryesorë për ta afruar atë.
Edhe pse hapësirat e tij në Barcelonë kanë qenë të pakta, Casado ka zgjedhur të mos e pranojë kalimin në Itali, pasi synon të luftojë për një vend në skuadrën e drejtuar nga Flick.
Sa i përket alternativave për të ardhmen, për lojtarin ekziston interesim nga Arabia Saudite, më saktësisht nga Al-Hilal, si edhe nga disa klube të Ligës Premier, përfshirë Manchester United.
Nga ana tjetër, Rossonerët tashmë pritet të përqendrohen te emra të tjerë, ndërsa së fundmi kanë siguruar transferimin e sulmuesit portugez Goncalo Ramos nga PSG-ja për një shumë rekord.

