Në kërkim prej vitesh, policia greke arreston shqiptarin e rrezikshëm

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një 40-vjeçar shqiptar pasi dyshohet të ketë grabitur dhe vrarë një të moshuar.

Ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari ka ndodhur në gusht të vitit 2015, teksa 40-vjeçari dyshohet të jetë autori i vrasjes dhe grabitjes së një 85-vjeçari, në Plagiari të Selanikut.

Lajmi për arrestimin e shqiptarit, i cili ishte shpallur në kërkim prej vitesh u dha nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Selanik.

“Oficerët e Departamentit të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut për Krimet e Jetës dhe Lirisë arrestuan dje në mëngjes në zonën e Plagiariou, një shqiptar 40 vjeç pasi akuzohet për grabitje dhe vrasje.

40-vjeçari i huaj me banim në Greqi akuzohet saktësisht për një ngjarje të ndodhur në Plagiari më datë 15.08.2015, ku u vra gjatë një grabitje një i moshuar grek”, thuhet në deklaratën e policisë. /albeu.com/


Shtuar 6.02.2020 17:19