Ndodh edhe kjo! Qytetarja e revoltuar ia plas me shishe kokës kryeministrit (VIDEO)

Një grua është në kërkim nga policia për shkak se ka qëlluar kryeministrin me një shishe dhe është larguar.

Një incident i rëndë dhe një ngjarje aspak e këndshme është shënuar me kryeministrin irlandez Leo Varadkar.

Një video që po qarkullon në internet, tregon një grua e cila pasi afrohet te kryeministri, i cili po jepte një intervistë për median në Tánaiste në Dublin, e godet atë me një shishe lëng frutash dhe largohet më pas me vrap.

Deri tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim teksa dhe po përpiqet të identifikojë gruan që shkaktoi incidentin.

Burimet policore u shprehën se hetimet po e trajtojnë ngjarjen si sulm ndaj kryeministrit.Kjo nuk është hera e parë që dikush në skenën politike është objekt i zemërimit publik.

Në vitin 2013, ish kryeministri Bertie Ahern u sulmua me patericë në një lokal nga një burrë kurse në vitin 2012, ish-ministrja e shëndetësisë Mary Harney u godit me bojë të kuqe nga një këshilltar i Dublinit.


Shtuar 19.09.2020 16:45