Ndërron jetë nga COVID-19 shqiptarja në Greqi

Mësohet se viktima e fundit nga Covid-19 ne Greqi është një grua 88-vjeçare me shtetësi shqiptare.

Autoritet greke thonë se trupi i viktimës mund të dërgohet në atdhe për t’u kryer ceremonia mortore, por pasi arkivoli të jetë vulosur në prani të autoriteteve policore dhe doganore greke, si dhe në prani të një të dërguari të ambasadës shqiptare në Athinë.

Në vazhdim trupi do të varroset në arkivol të vulosur në vendin tonë.

Sipas epidemiologëve grekë, kjo është e vetmja mënyrë për të kryer një varrim të sigurt pa frikën e përhapjes se Covid-19.


Shtuar 22.07.2020 21:00