Ndërroi jetë pas sëmundjes, përlot me dedikimin djali i “Dedës”: Drita e shpirtit tim!

Pak ditë më parë arti shqiptar humbi aktorin e madh dhe regjisorin Rikard Ljarja.

Djali i aktorit të madh Rikard Ljarja ka bërë një shkrim tepër emocionues për të ndjerin.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook ku publikoi fotografi nga fëmijëria thotë se nuk do i thojë lamtumirë pasi drita e shpirtit të tij u largua vetëm fizikisht.

“Drita e shprit tim u largua fizikisht por kurrë s’largohesh dot nga mua, do jesh gjithmonë me mua o ba, o shpirti im, o shoku im i vetëm.

S’do doja të shkruaja kurrë për këtë dit , jo kaq shpejt jo, m’fal. Nuk të them lamtumirë, do të them si çdo ditë “Ciao Tado” , do takohemi e do kemi përjetësinë për bisedat tona.

Prehu në paqe o bab se drita e shpirtit tënd është me mua”, shkruan i biri.

Aktori i njohur Rikard Ljarja ndërroi jetë mbrëmjen 20 prillit në moshën 77-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. /albeu.com/


Shtuar 23.04.2020 17:06