Ndarja nga jeta e ish-deputetit socialist, reagon Balla

Ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ky i fundit ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje ndërsa shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, se shkencat bujqësore shqiptare humbën një nga mendjet e ndritura me kontribut të spikatur shumë vjeçar.

“Lamtumirë Profesorit të nderuar Niko Faber. Shkencat bujqësore shqiptare humbën një nga mendjet e ndritura me kontribut të spikatur shumë vjeçar, ndërsa Korça humbi një përfaqësues të denjë dhe të përkushtuar, në grupin e deputetëve socialistë.

Partia Socialiste i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Faber, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Mirënjohje dhe respekt Profesor Niko!”, shkruan Balla. /albeu.com/


Shtuar 24.05.2020 16:12