Koronavirusi në Maqedoni, ja rastet e 24 orëve të fundit

Në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të ndalur rastet e reja të të infektuarëve me koronavirus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit 37 persona janë regjistruar të infektuar me koronavirus.

Kjo shifër është nga 508 testet e realizuara me qytetarët nëpër disa komuna të vendit. Numri më i madh i të infektuarëve janë në Shkup 12, më pas Kumanovë dhe Likov 8, Shtip 2, Tetovë 7, Strugë 4, Prilep 2, Ohër 2.

Ministria e shëndetësisë informoi se gjatë orëve të fundit nuk ka asnjë të vdekur. Ndërsa sipas Institutit të Shëndetit Publik, 11 veta janë shëruar.

Numri i deritanishëm i të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 1978 veta, ndërsa janë shëruar 1422 veta, të vdekur 113. Ndërsa raste active tani për tani janë 433. Deri tani janë kryer 25270 testime për koronavirusin Covid19.

(INA)


Shtuar 24.05.2020 15:58