I riu në Elbasan u qëllua me tre plumba, si ndodhi shumë pranë policisë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kongresi i Elbasanit, ku ka mbetur i plagosur 22 vjeçari Kei Piku.

Atentati ndodhi 150 metra larg policisë, teksa i riu ndodhej në makinën e tij tip “Fuoristradë”.

Dyshohet për larje hesapesh, ndërkohë që i plagosuri nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë pas marrjes në pyetje.

23-vjeçari është gjetur i plagosur nga Policia e Elbasanit. Mësohet se i riu ka marrë tre plumba në bark. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Elbasanit.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi ngjarja për të bërë të mundur identikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri më tani uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

23-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë shoqëruar disa herë në polici për lëndë narkotike. Policia ka nisur hetimin në disa pista, ku më kryesorja është larja e hesapeve dhe debateve që i riu mund të këtë patur më parë.


Shtuar 16.01.2020 14:09