Murrizi flet për listat e hapura: Kjo Kushtetutë nuk e ka votën e gjysmës së shqiptarëve”

Deputeti i opozites parlamentare, Myslim Murrizi foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura në zgjedhje.

Murrizi tha se propozimi i grupit demkrat ka qenë për lista të hapura kombëtare me një prag të pranueshëm kombëtar për çdo subjekt politik.

Sipas deputetit, në dy takimet e opozitës parlamentare me kryeministrin Edi Rama u arrit që të mos pengohet hapja totale e listave.

“Propozimi i grupit demokrat ka qenë lista të hapura kombëtare me një prag të pranueshëm kombëtar për cdo subjekt politik.

Në bisedime dy herë me mazhorancën kemi arritur të mos pengojnë hapjen totale të listave, minimalja 2/3 duhet të jenë hapur, por maksimalja do të jetë në guximin e cdo partie politike.

Propozimi i mazhorancës ishte që 1/3 nga lart të ishte e mbyllur, por ne nuk ishim dakord dhe kërkuam që të vihet prag nga poshtë. Propozimi i grupit tim ishte kombëtare i hapur dhe më i pranueshëm te 3%.

Kjo Kushtetutë nuk e ka votën e gjysmës së shqiptarëve. 23 vende të BE kanë këtë sistem që sot e kërkojnë shqiptarët.

Për mua i mirë fare do të ishte sistemi mazhoritar i pastër, ku të gjithë kandidatët të përballeshin drejtpërdrejt me balotazh dhe të zgjidheshin ato që donin shqiptarët.

Por, mënyra si po shkohet te listat e hapura, absolutisht iu jap të drejtë atyre që nuk po e përkrahin, sepse nuk po e bëjnë ata. Këta e kanë hallin se nuk po e bëjnë këta, sic e bënë më 2008”, tha Murrizi.


Shtuar 16.07.2020 19:41