Mrekulli! Foshnja e infektuar mposht Koronavirusin pa asnjë mjekim

Një foshnjë e infektuar nga koronavirusi, pasi e ëma ishte e infektuar, ka arritur të shërohet.

Pa marrë asnjë mjekim, vogëlushja 17 ditëshe ka arritur të mposhtë koronavirusin.

Ajo kishte një infeksion në sistemin e frymëmarrjes dhe dëmtim të vogël të miokardit, por gjithsesi ka arritur t’ia dalë mbanë dhe ta rimarrë veten.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat shtetërore kineze.


Shtuar 24.02.2020 19:07