Motoristi i fast food-it përplas këmbësorin në Vlorë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në qytetin e Vlorës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një motor, i një fast foodi është përplasur me një këmbësor në Bulevardin ‘Ismail Qemali’, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy, si drejtuesi i mjetit, ashtu edhe personi që po kalonte rrugën.

Fatmirësisht të dy personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 3.03.2020 11:11