Media gjermane “ZDF” postim për Teatrin: Do të ndërtohet një kompleks

Shembja e Teatrit është pasqyruar edhe nga mediat ndërkombëatre të cilat kanë nxjerrë në pah raportimin e situatës.

Një ndër këto media është edhe “ZDF”, e cila ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka shkruar se në Shqipëri është shembur Teatri Kombëtar.

Media gjermane ZDF thekson se ky akt ka shkaktuar protesta në vend.

Më tej shkruhet:

Më shumë se 30 protestues janë arrestuar. Një kompleks do të ndërtohet, me ndihmën e investitorëve privatë. Ndaj për këtë protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion.

Po ashtu ZDF ka publikuar edhe një foto ku shikohet se si policia e Sandër Lleshit përleshet me shqiptarët, që po protestojnë. Pamjet e asaj që ndodhi në Tiranë ditën e sotme janë të rënda.


Shtuar 17.05.2020 16:21