”Mbyllja e kufijve”, 100 emigrantë kalojnë çdo ditë si këmbësorë në doganën e Kapshticës

Shqipëria ka mbyllur kufijtë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, çdo ditë hyjnë 70-100 emigrantë, pavarësisht vendimit të qeverisë.

Mësohet se emigrantët vijnë me taksi deri në kufi dhe më pas hyjnë së këmbësor drejt vendit tonë.

Pasi i nënshtrohen procedurave përkatëse, ata duhet të vetëizolohen për 14 ditë. Edhe në Greqi numri i të prekurve me koronavirus po rritet nga dita në ditë.


Shtuar 22.03.2020 11:14