Mbylli zyrën e u nis drejt shtëpisë, vdes sa del nga makina zyrtari në Delvinë

Përgjegjësi i Gjendjes Civile në Bashkinë Delvinë ndërroi sot jetë, pas një ataku kardiak.

Ndarja e papritur e tij nga jeta këtë pasdite të 17 shkurtit ka tronditur familjarët, të afërmit dhe miqtë e punonjësit të bashkisë së Delvinës.

Sopot Kamberi, 50-vjeç, mbylli sot pasdite punën në Bashki dhe me automjetin e tij u nis drejt shtëpisë.

Por sapo doli nga makina, raportohet se pësoi një atak kardiak.

Ai nuk mundi dot të arrinte as te dera a banesës, kur ndodhi ngjarja.

Familjarët edhe pse e transportuan për në spital, Kamberi nuk mundi dot të merrte ndihmën e parë.


Shtuar 17.02.2020 21:14