Lleshaj e pranon: Morëm gaz lotsjellës nga Kosova, por nuk e përdorëm

Ministri Lleshaj është thirrur në interpelancë nga deputeti Lefter Maliqi dhe disa deputetë të tjerë të opozitës.

Në fjalën e tij ministri Lleshaj është shprehur se qëllimi kryesor i qeverisë dhe i institucionit që ai drejton është lufta ndaj kanabisit dhe krimit

Ai gjithashtu deklaroi se për protestat e opozitës është përdorur gazi që ka qenë nga rezervat e policisë së shtetit. Gjithashtu ai pranuar se janë marrë nga Kosova sasi me granata gazi lotsjellës por mohon që të jetë përdorur në protesta.

“Menaxhimi i protestës ishte sipas librit të shkollës më të mirë europiane të policisë. Gazi është përdorur nga rezervat e policisë së shtetit që ka pasur në dispozicion që prej qeverisë së mëparshme. Sigiurisht që është marrë një sasi nga Kosova, por nuk është përdorur asnjëherë dhe është kthyer në dijeninë time nga është marrë,” tha Lleshaj


Shtuar 12.02.2020 10:32